Miku me i madh i shqiptareve

Botime Artini

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€15,00

Përshkrim

ISBN: 978-9951-803-42-7

Shtëpia botuese: Artini

Viti: 2020
Numri i faqeve: 723

 

Si aristokrat i përkorë dhe i çuditshëm i një tradite të përveçme angleze, Aubrey Herbert ishte në pamje të parë mbrojtës i papërshtatshëm i nacionalizmit shqiptar. Madje, kjo është më e pakta që mund të thuhet. Shtatlartë, i hajthëm dhe paksa i kërrusur, me mustaqe dhe sy me qepalla të dendura, ai mbante një monokël, bënte shumë gjeste dhe veshjes i kushtonte shumë pak vëmendje. Një sëmundje e rënies së flokëve në vitin 1911, i la si pasojë pulla të bardha në kokë. Brenda Anglisë – por sidomos jashtë saj – ai spikati me karakterin e tij të gjallë, tërheqës dhe të gjithanshëm. (Madje, ai u bë i pavdekshëm në letërsi si personazhi i Sandy Arbuthnotit në serinë e titulluar “Greenmantle” të librave me aventura të autorit John Buchan.) Por Herberti ishte edhe gjuhëtar i shquar, udhëtar i guximshëm dhe mendimtar i çiltër dhe i pavarur, i cili u mahnit nga Ballkani. 

Fill pas vizitës së tij të parë në këtë rajon në vitin 1904, si atashe nderi në Ambasadën Britanike në Kostandinopojë, e deri sa mbylli sytë në vitin 1923, ai u tregua i palodhur në fushatën e tij për kauzën shqiptare. Fillimisht i prezantuar me politikën dhe kulturën shqiptare përmes ndikimit të shërbyesit të tij mysliman shqiptar, Qazim Kukeli, Herberti u magjeps nga romantizmi dhe atmosfera e Shqipërisë, plot gjurmë dhe mbresa të një epoke tjetër. Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

Magjepsja e tij ishte çarmatosëse dhe, siç zbulon ky vëllim, kjo aftësi, bashkë me lidhjet dhe njohjet me një numër të pafund personalitetesh, e bënë Herbertin një avokat e mbrojtës bindës për kauzën shqiptare – madje edhe më shumë se luftarakja Edith Durham. Miku i madh i shqiptarëve i bën jehonë angazhimit të Herbertit në Shqipëri gjatë gjithë jetës së tij, sipas fjaleve të atij vetë, nëpërmjet ditarëve dhe letrave të tij pa mbarim.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi