Asgje me rendesi

Dituria

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€6,00

Përshkrim

Luiza dhe Adriani ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie totale të çlirët dhe të gëzuar. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adriani braktis gruan.

Papritmas bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin (e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij) dhe marrëzinë, por sigurisht qartësohet edhe brenda vetes.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi