Dashuria e pare

Zenit

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€5,00

Përshkrim

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes. Pas studimeve të gjuhës dhe letërsisë në Trinity College të Dublinit ishte lektor i anglishtes në Ecole Normale Supèrieure të Parisit ku njohu dhe u bë mik i James Joyce - it. Më 1938, pas vitesh të turbullta shkuar mes Irlandës, Anglisë dhe Francës vendosen në Paris. Bën pjesë në Rezistence dhe në 1942 i shpëton Gestapos e strehohet në Francën jugore ku shkruan romanin "Watt". Pas shkrimeve të para në gjuhën angleze, mes të cilave një trajtesë filozofike (Dante, Bruno, Vico, Joyce, 1929), një esseja kritike (Proust, 1931), një përmbledhje në vargje (Echo's bones, 1935) dhe romanit të tij të parë (Murphy, 1938), në 1943 Beckett - i nis të shkruajë në gjuhën frënge duke i përkthyer ai vetë veprat në anglisht. I rikthyer në Paris në 1950 kompozon romanet "Molloy" (1951), "Malone vdes" (1951) dhe "I paemërtueshmi" (1953), një trilogji narrative, në të cilën personazhet monologuese të mbërthyer në palëvizje do të jenë lajmëtarë të temave dhe gjithë poetikës së prodhimit beketian. Vepra e tij vë në skenë ankthin e njeriut ballë absurditetit të ekzistencës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi