Dashuria nuk eshte kurre e thjeshte

Bota shqiptare

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi. Tani, në vitin e pestë të studimeve në Bokoni, përfshihet në një projekt të pazakontë: një shkëmbim me inxhinierët informatikë të Politeknikut.

Qëllimi? Të krijojë një skuadër me një student që nuk e kishte takuar kurrë më parë, siç ndodh në mjediset e punës. Është për të ardhur keq që Lavinia nuk ka asnjë interes për projektin.

Dhe, për fatin e saj të keq, i duhet të bashkëpunojë me një farë Sebastiano, i cili duket krejt i pamotivuar për këtë nismë. Kështu, kur nis faza e punës dhe shoqet e saj përparojnë, Lavinia mbetet vetëm.

Po si mund t’ia lejojë vetes ai tipi absurd - që siç thonë të gjithë, është i marrë pas informatikës - ta lërë me gisht në gojë dhe pa asnjë shpjegim?

Lavinia nuk ka zgjidhje tjetër: nuk e duron dot, por i duhet të marrë kreditit për provimin, prandaj duhet të shpikë një mënyrë që ta bindë të bashkëpunojnë...

Po me ç’mënyrë? Një komedi e re romantike e mbretëreshës së romanit femëror italian.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi