Dhoma e gazit

Dudaj

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Në korridoret e firmës juridike më të mirë të Çikagos: një avokat i ri është në prag të një karriere të shkëlqyer. Por ndërkaq, njëzet e gjashtë vjeçari Adam Holl po rrezikon gjithçka për një vrasës të dënuar me vdekje dhe për një çështje të pamundur. Ndërkohë në njësinë e sigurisë së lartë, në Burgun Shtetëror të Misisipit: Sem Kejholli, një ish-anëtar i "Ku Klus Klanit"dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1967. Kejhollit, nuk i ka mbetur më asnjë mundësi,përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij. Ndërkohë që ekzekutuesit përgatisin dhomën e gazit, protestuesit grumbullohen dhe kamerat televizive rrinë në pritje. Adamit i kanë mbetur vetëm ditë, orë, sekonda për të shpëtuar klientin e tij. Mes tyre është një humnerë turpi, gënjeshtrash familjare dhe të fshehtash, përfshirë edhe të fshehtën që mund t’ia shpëtojë jetën Sem Kejhollit, ose ti kushtojë jetën Adamit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi