E fshehta e nje vere

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e kanë të ardhmen të sigurt. Por, pikërisht në familjet, në dukje perfekte, ekziston një kufi i hollë e i padukshëm që ndan dashurinë nga urrejtja, aq më shumë kur në këtë familje fshihen sekrete tronditëse. Dhe, pikërisht për këtë, jeta e Kilerve rrezikon të tronditet nga mbërritja e tri vajzave, të cilat Diana i konsideron jo të denja për tre djemtë e saj. Djali i madh, Reifi, mjek i suksesshëm, takon Medin, një aktore amerikane e cila fsheh një shpirt të brishtë dhe të trazuar. Aroni, i pashëm dhe i paturp, arrin të fitojë besimin dhe dashurinë e Xhulias, një studente ambicioze në Fakultetin e Drejtësisë, e ardhur nga një shtresë e varfër e shoqërisë. Xhoshi, më misteriozi dhe problematiku nga të tre, arkitekt i jetës nomade, fiton dashurinë e Nielës, një refugjate somaleze me një të shkuar të errët. Me "E fshehta e një vere" autorja Lesley Lokko konfirmon talentin e saj, e aftë të emocionojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë, duke na fituar zemrën me një histori të përshtatur në botë të ndryshme, ku takohen kultura të largëta nga njëra-tjetra. Nga Londra, aty ku vila luksoze e Kilerve na paraqet konflikte familjare dinamike; në Nju- Jork, qyteti simbol i shpresave dhe i zhgënjimeve ku Medi e Reifi takohen; në lagjet e emigrantëve të Vjenës, ku një familje refugjatësh somalezë përpiqet më kot të ndërtojë një jetë; në Afrikën e luftërave civile dhe të ndihmave njerëzore, e cila bashkon fatet e Xhoshit dhe Nielës, e deri në Coté d'Azur, ku një pushim i largët veror në një nga vendet bregdetare më të bukura franceze, në Mugin, ndryshon përgjithmonë fatet e të gjithë familjes. Por, zbulimi i kësaj të fshehte do ta shpërbëjë familjen Kiler dhe unitetin e saj, apo do t'i japë asaj kuptimin e vërtetë të ekzistencës?!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi