Eleanor & Park - Nje here ne jete

Uegen

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€12,00

Përshkrim

Eleanora sapo ka mbërritur në qytet. Me një krifë kaçurellash të kuqe dhe veshje të pazakontë; sytë i mban përdhe, pre e kësaj bote që mezi ia del t’i bëjë ballë.

Parku ka tipare orientale të trashëguara nga e ema dhe vishet gjithnjë me të zeza. Muzika është streha e tij për ti ndenjur larg andrallave. Historia e tyre zë fill një mëngjes në autobusin e shkollës. Parku ëshë kredhur në leximin e tregimeve të ilustruara dhe i përhumbur mes notave të Smiths. Eleanora i ulet përbri. Askush tjetër nuk i hapi vend sepse ishte e re dhe shumë e çuditshme. Dashuria e tyre lindi nga heshtja nga vështrimet e hedhura shkarazi dhe i zë në befasi sepse asnjëri prej tyre nuk ishte mësuar të ndodhej në qendër të jetës së dikuj tjetër. Mes pasigurive dhe frikës Eleanora dhe Parku shkëmbejnë mes tyre dhuratën më të madhe; të dashurojnë atë që tjetri urren te vetja, sepse kjo e bën aq të veçantë lidhjen e tyre. Kjo do të jetë pika e tyre e forte, sepse Eleanora nuk i duron dot ata fatkeqët Romeo dhe Xhuljeta, edhe lidhja e tyre nuk do të përballet me jo pak pengesa, familja e saj mbi të gjitha, ku njerku ushtron tirani pa i hyrë gjemb në këmbë. Po një herë në jetë a do të munden vallë ta kenë atë që dëshirojnë?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi