Gjera qe bien nga qielli

IDK

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€7,00

Përshkrim

Një vajzë e re që humbet nënën kur një bllok akulli bie nga qielli. Një grua të cilës i bie dy herë rresht lotaria. Një burri i bie katër herë rrufeja. A bëhet fjalë për një koencidencë? Apo për diçka më shumë? “Gjëra që bien nga qielli” është rrëfimi për jetën e katër njerëzve, e cila ndryshon tërësisht si pasojë e ngjarjeve të rastësishme. Por në të njëjtën kohë, ai është dhe një meditim për qëndrueshmërinë e dashurisë, për kohën që kalon dhe dhimbjen që njeriu ndjen kur humbet dikë. Selja Ahava, një prej shkrimtareve më të dashura të Finlandës, i ndërthur të gjitha këto histori bashkë në një rrëfim krejt të veçantë e të paharrueshëm për kthesat e papritura të jetës që mund të përcaktojnë fatin e një njeriu.
‘Një libër vërtetë i mrekullueshëm... Sa tragjik aq dhe plot humor, sa i frikshëm aq dhe frymëzues. Një roman i nivelit të lartë nga pena e një shkrimtareje mjaft interesante.’ - Marjorie’s World of Books ‘Romani i dytë i Selja Ahavas të kujton një përrallë... rrëfimi është sa zbavitës aq dhe poetik, sa naiv aq dhe i mençur - një libër i mrekullueshëm.’ - Neue Zürcher Zeitung

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi