Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Kur anglezët pushtuan Kalenë, lufta me Francën u ndërpre me anë të një armëpushimi. Por, Tomasi i Huktonit duhet të vazhdojë kërkimin e Graalit. Rrugës për realizimin e këtij misioni do të përballet me armikun e tij për vdekje, kushëririn Gi Veksilin.

Tomasi dhe njerëzit e tij bëhen inkursorë, por ku ai çliron një vajzë, të dënuar me djegie në turrën e druve si heretike, ekspedita e tij sulmohet nga Kisha dhe Tomasi kthehet tashmë vetë në një njeri të kërkuar.

Tomasi shkon në luginën e Astarakut, ku beson se mund të jetë fshehur Graali, por përveç Tomasit, në kërkim të tij janë vënë edhe shumë të tjerë. Trofeu do të garantojë fitoren e betejës dhe lojërat kukafshehti do të jenë të tmerrshme e vdekjeprurëse.

Kur Tomasi arrin më në fund të takojë armikun e tij, fati merr një rrugë të papritur. Tabloja e kështjellave, manastireve, vreshtave e fshatrave kthehet në një mbretëri të vdekjes dhe nevoja për ndihmën e Graalit, si një shenjë e favorit hyjnor, bëhet më urgjente se kurrë.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi