Ishulli i Arturos

Ombra GVG

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

"Ishulli i Arturos"është romani i dytë i Elsa Morantes, botuar në vitin 1957 dhe është vlerësuar me Vremio Strega po në të njëitin vit. Në vitin 1962, ky roman është ekranizuar me regji të Damiano Damiani-t. Arturo rrëfen në vetën e parë duke përdorur retrospektivën, duke i dhënë jetë një kursi narrativ që zgjidhet në gjysmë të rrugës midis romanit të strukturuar dhe metaforës së një rinie të përshkruar me sugjerime gati onirike. Bota ku tenton të na zhysë Morante është mosha e fantazisë, e zbulimit të intimitetit të vetvetes dhe të trupit, anktheve të zemrës dhe ndjenjave tipike të adoleshencës. "Ishulli i Arturos" është një roman-pasqyrë, në të cilin përmes mendimeve dhe shpresave të Arturo-s, shfaqet rrugëtimi i jetës së çdo adoleshenti. Arturo është një personazh herë nostalgjik, herë-herë imagjinar; i ndjeshëm dhe i etur për të mësuar rreth gjithçkaje që e rrethon. Struktura narrative- e veprës, fillon nga një plan realist vijon përmes forcës së fantazisë dhe mitit që e pasuron atë me elemente ëndërrimtarë, dhe me një gjuhë sugjestive poetike; të qartë në shprehjen e saj. Për këtë arsye vepra është konsideruar si pjesë e rrymës së "realizmit magjik". "Ishull'i Auturos''është rrugëtimi i një fëmije drejt moshës madhore nëpër faza të shumta tematike: rritja, edukimi përmes zhgënjimit; xhelozia, vetmia, marrëdhënia babë-bir, tema e homoseksualitetit... Kalimi bëhet përmes vetëdijes ndaj realitetit që vjen në jetën e Arturos në një mënyrë gati të dhunshme dhe të papritur: kur arrin ta kuptojë këtë, ai është ende në kohë të kthejë kokën pas për ta përshëndetur ishullin e tij për herë të fundit. Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes; por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik; i dhimbshëm; i mbushur me befasi ankthioze.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi