Çmimi:
Çmimi i zbritjes€7,00

Përshkrim

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një libër tronditës.

Ky është një tregim ekstrem i historisë së një gruaje të jashtëzakonshme, të fortë, të guximshme dhe shumë të bukur, e që mbart në thelb mbijetesën njerëzore brenda një sjelljeje çnjerëzore.

Ky libër shërben edhe si një përkujtues për të ndërgjegjësuar mendjet dhe për të lëshuar një rreze drite në një ndër realitetet më brutale të luftës absurde e të egër njerëzore – krimet kundër grave dhe fëmijëve.

Pavarësisht se lexuesi është i detyruar të lexojë një histori tronditëse, ngarkuar me emocione të fuqishme, në thelb "Jasemina" është një libër që bën thirrje për të vepruar, duke e detyruar atë të reagojnë për gjendjen dramatike të grave në vendet që janë të përfshira në konflikt.

Ky libër është i rëndësishëm sepse denoncon botërisht krimet e luftës dhe u jep grave që i kanë mbijetuar dhunës dhe torturave seksuale një shans për të rrëfyer në sytë e botës historitë e tyre.

"Jasemina" u jep mundësinë grave që janë përdhunuar e madje vrarë, që të ngrenë zërat nga varret ku u prehen trupat, në mënyrë që bota ta dëgjojë zërin e tyre. Libra si ky janë vërtetë të dhimbshëm, por janë të nevojshëm për të ndërgjegjësuar njerëzit se deri në çfarë pike mund të arrijë njeriu kur i mungon arsyeja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi