Kremlini prej sheqeri

Arka e Noes

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€7,50

Përshkrim

Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri - dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes. Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta. E kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato. “Kremlini prej sheqeri” është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi