Krijesat e nje dite

Morava

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€8,00

Përshkrim

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që është e etur për një të shkuar më të mirë dhe një tjetër që vendos të bëhet “pioniere e vdekjes” për miqtë dhe familjen e saj...“Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë” ofron një përshkrim inteligjent e të dhembshur të shpirtit njerëzor. Dhjetë histori, ku pacientët përballen me ankthin për vdekjen, për humbjen e njerëzve të dashur dhe, më të fundit, për humbjen e vetvetes.Çfarë e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar? Çfarë mund të bëjmë për t’u dhënë kuptim ditëve tona? Gjatë karrierës së tij të gjatë, autori Irvin Yalom i ka nxitur pacientët dhe lexuesit të përballen me dy sfidat madhore: të gjithë do të vdesim një ditë dhe e kemi vetë në dorë ta bëjmë kuptimplotë jetën tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi