Ku do shkojme o ba?

Ombra GVG

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€5,00

Përshkrim

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë." Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin.

Niveli i paaftësisë së tyre në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion në lidhje me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur...

Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur kam parkuar keq. Falë tyre i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi