Le te ulerijme

Dudaj

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€10,00

Përshkrim

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse... Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe një histori e dëshpëruar e jetës. Ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do tua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve. "Ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do t'ua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve." Le monde Mbi autorin José Saramago (lindur më 1922 në Azinhaga, Portugali, vdekur në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është një nga shkrimtarët më të botuar në mbarë botën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi