Çmimi:
Çmimi i zbritjes€4,00

Përshkrim

Letra që Franc Kafka i shkroi të atit nuk mbërriti kurrë në adresë, por vetëm për të humbur që nuk humbi. Aty shkrimtari i kthente përgjigjen të atit për pyetjen pse ai vazhdonte ta kishte frikë dhe në atë kohë kur kishte mbushur 36 vjeç. Për t’ia shpjeguar disi iu deshën 47 faqe. I kujtoi gjithë jetën që kishte kaluar në shtëpi nën shtypjen e tij. I foli për atë ndjesi faji që e shoqëronte në çdo çast e që ia kishte imponuar pikërisht i ati duke i thënë vazhdimisht që ai duhet t’i ishte mirënjohës, por Franc nuk mundej dhe, në këto rrethana, duhej të jetonte me atë ndjesi të pashqitshme faji nga vetja.

Edhe pse nuk duhet të jetë kjo marrëdhënia që zë më shumë vend në letërsi apo muzikë, shënimet që bijtë e njohur kanë lënë mbi fletët e artit për etërit e tyre nuk mungojnë. Një është pikërisht “Letër Babait” e Franc Kafkës edhe pse është thënë që shkrimtari e shkroi vetëm për të atin dhe jo për t’u bërë pjesë e letrave të hapura para syve dhe veshëve të të gjithëve. Ka dhe të tjera që e kanë pasur fatin të kundërt dhe në thelb të njëjtë: janë shkruar si vepra arti, por mesazhi me siguri nuk e ka humbur adresën e marrësit.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi