Loja e pafundme

Minerva

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Isbn: 9789928265265

Viti i botimit: 2020

Faqe: 264 

 

Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht.

Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës – vetëm përpara dhe pas.

Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi?

Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me një mendësi të pafundme. Nga njëra anë, askush nga ne s’mund t’i rezistojë emocioneve të shkurtra të një ngritjeje në detyrë apo të fitimit të një gare, e megjithatë këto triumfe zbehen shpejt. Në ndjekje të një kauze të drejtë, ne do t’i zotohemi një vizioni për një botë në të ardhmen që është kaq tërheqëse, saqë do ta ndërtojmë javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti. Pavarësisht se nuk e dimë formën e saktë që do të marrë kjo botë, përpjekja për ta realizuar këtë i jep kuptim punës dhe jetës sonë.

Liderët që përqafojnë një mendësi të pafundme ndërtojnë organizata më solide, më novatore dhe më frymëzuese. Në fund, ata do të jenë individët që do të na udhëheqin drejt së ardhmes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi