Martesa per qejf

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Çdo vit, Amiri udhëton nga Fesi për në Senegal, ku blen erëza për dyqanin e tij. Meqenëse islami e lejon, ai martohet me kontratë të përkohshme me Nabunë, bukuroshen senegaleze. Ky nocion paksa i veçantë, i njohur si “martesë për qejf”, u lejon udhëtarëve myslimanë të martohen, për një kohë të përcaktuar, në mënyrë që të shmangin tundimet për të frekuentuar prostitutat.
Çdo vit, Amiri rinovon kontratën e martesës me Nabunë dhe zbulon pasionin, lirinë dhe kreativitetin seksual. Ai vendos të martohet përfundimisht me Nabunë, duke e bërë kështu bashkëshorten e tij të dytë. Dhe ky nuk është veçse fillimi i problemeve për senegalezen e bukur dhe dy binjakët e saj, njëri i bardhë si i ati dhe tjetri i zi si e ëma.
Një sagë e fuqishme, që përfshin tre breza, midis Dakarit, Fesit dhe Tanzherit, “Martesa për qejf” është gjithashtu edhe një roman i madh për dashurinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi