Me mencur, me shpejt, me mire

Shtepia botuese Pema

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€10,00

Përshkrim

ISBN: 9789951721233
Viti i publikimit: 2016
Numri i Faqeve: 468

Një bestsellerin ndërkombëtar "Fuqia e Shprehisë", fituesi i çmimit Pulitzer, gazetari Charles Duhigg na shpjegonte se përse i bëjmë gjërat që ne bëjmë. Në "Më mençur, më shpejt, më mirë", ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.

Shkencëtarët e të dhënave të Google i futen një studimi katërvjeçar lidhir me mënyrën se si funksionojnë ekipet më të mira të punës, dhe zbulojnë se mënyra se si bashkëvepron një grup përkatës ëshë më e rëndësishme se kush bën pjesë në këtë grup – një parim që, siç duket, gjithaq na ndihmon të shpjegojmë arsyen përse Saturday Night qe shndërruar në një sukses televiziv.

Një gjeneral i trupave të marinës, i gjendur përballë moralit të ulët të rekrutëve, arrin ta ripërfytyrojë kampin e stërvitjes – dhe zbulon se rrënjosja e një "animi kundrejt veprimit" mund t'i shndërrojë edhe adoleshentët më të përhumbur në njerëz të suksesshëm të vetëmotivuar.

Regjisorët e filmit të animuar të Disney, Frozen gjenden në prag të katastrofës – gjersa ata e shkundin ekipin e tyre të punës pikërisht në mënyrën e duhur, duke mundësuar një hap përpara krijues që shpie drejt njërit nga filmat me fitimet më të mëdhaja të të gjitha kohërave. Çfarë kanë vallë të përbashkët gjithë këta njerëz?

Ata e dinë se frytshmëria ndërlidhet me bërjen e disa zgjedhjeve të caktuara. Mënyra se si i formësojmë vendimet tona të përditshme; ambiciet e mëdha që përqafojmë dhe synimet e lehta që injorojmë; kulturat e punës që rrënjosim si udhëheqës për të shkaktuar inovacion.

Këto pra janë gjërat që e ndajnë dikë që mund të cilësohet si thjesht i zënë me punë nga dikush që është realisht i frytshëm. Në thelbin e "Më mençur, më shpejt, më mirë" gjenden tetë koncepte – nga motivimi dhe përcaktimi i synimeve te fokusimi dhe vendimmarrja – që shpjegojnë arsyet përkatëse se përse disa njerëz dhe kompani arrijnë të kryejnë me sukses kaq shumë gjëra.

Duke marrë frymëzim nga zbulimet e fundit në neuroshkencë, psikologji dhe ekonominë e sjelljes – si dhe mbi përvojat e shefave ekzekutivë, reformatorëve të arsimit dhe gjeneralëve me katër yje, pilotëve të avionëve dhe kompozitorëve të Broduejit – ky libër me hulumtime kaq të përpikta na shpjegon se njerëzit më të frytshëm, kompanitë dhe organizatat e këtilla, nuk është se thjesht veprojnë ndryshe. Ata kanë pra një botëkuptim për botën, si dhe për zgjedhjet e tyre, krejt të ndryshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi