Ndjesi te yshtura

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€6,00

Përshkrim

"Mund të ngjasë që njeriut t’i vijnë disa kumte apo zbulesa të asaj që pritet të ndodhë, fill nga thellësia e errët e gjithësisë." Me këto fjalë nis ky roman mbi të fshehtën që ngacmon sot zemrën dhe fantazinë e njeriut bashkëkohor. Tema e magjisë e ka përshkuar gati të gjithë veprën e Bevilacqua-s, duke i joshur lexuesit e tij në shumë vende të botës. Por, këtu, tema ngjiz një ngjarje që të bën për vete si me magjinë dhe suspansin që ruhen nga fillimi në fund, por edhe me fillin e qartë të së vërtetës: ndodhia është përjetuar realisht nga autori, i lidhur vetë fort me përmasën magjike që në fëmijëri. Pra, lexuesi, nga njëra anë, kënaq nevojën e yshtjes nga magjia e mrekullia dhe, nga ana tjetër, fiton njohuri të çmuara. Një roman mbi të drejtën për të qenë i lumtur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi