Ne kemi kapur raketa me grep

Dudaj

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€8,00

Përshkrim

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppel whopper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t'i shikosh.Karen Köhler shkruan për çastet dramatike të jetës. Por këtë e bën me një lehtësi dhe një nonchalance të tillë sa ke qejf ta ndjekësh kudo, si në provincën gjermane, ashtu dhe në pyjet e Siberisë. Tregimet e saj janë të rënda, po në të njëjtën kohë edhe të brishta.Ka çaste kur i tërë universi të shembet dhe, sa të hanë sytë, nuk sheh ndonjë të ri. Pikërisht për këto çaste shkruan dhe Karen Köhler. Personazhet e saj i kundërvihen jetës me fantazi qoftë në bordin e krocierës së quajtur "Anija jote" , qoftë në shkretëtirën kaliforniane apo në pyjet siberiane: për kapitullim nuk ka vend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi