Ne te gjallet

Pegi

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Për romanin e saj të parë, “Ne të gjallët”, Ayn Rand – i ka thënë: “I ngjan një autobiografie më shumë se çdo gjë tjetër që do të shkruaj ndonjëherë. Fabula është stisur, mjedisi në sfond jo... Ngjarjet specifike në jetën e Kirës nuk janë të miat, por idetë, bindjet dhe vlerat e saj kanë qenë dhe do të mbeten të miat.”

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre. Tregon dashurinë e apasionuar të një gruaje të re, të ngritur si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar.

“Ne të gjallët” nuk është një histori politike, por është historia e burrave dhe e grave që janë përpjekur të mbijetojnë edhe pas parullave e flamujve të kuq. Është një përshkrim se çfarë u shkaktojnë ato parulla qenieve njerëzore, çfarë u ndodh atyre që ngrenë krye, çfarë u ndodh atyre që përkulen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi