Nga lisi plak dhe shkembi

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Të të tregoj për një qytet magjik, për Izmirin tim, që u dogj si një fotografi, dhe për një anije me të cilën udhëtonte një grua me fëmijë në gji. Për një turkeshë që humbi, dhe mbeti vetëm kënga kushtuar asaj. Dhe nëse dëshiron, vetëm nëse e dëshiron, do të të lejoj të mbash në duart e tua dy çelësat e mi të çmuar, atë të shtëpisë në Aidini dhe atë të shtëpisë në Izmir. 

Nga Aidini dhe Izmiri e deri në Qipro, në Athinë dhe në Indinë ekzotike, shtjellohet historia e një Penelope të kohëve moderne, me sfond Atdhetë e Humbur. Përreth Penelopës, si një gajtan, personazhe që lanë gjurmë në jetën e saj: Zoia, Kallfaxhiu që “dinte të shpëtonte njerëz”, Paraskevai me instrumentin e tij muzikor, Katina, së cilës “i vdiq Jordani i saj”, Filipi fjalëmbël dhe Foti i shndritshëm, kuzhinierja Frango...

Një roman që trajton me dashuri historinë greke të shekullit XX, të tejmbushur me pamje dhe aroma të asaj kohe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi