Nje apartament ne Paris

Bota shqiptare

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë.

Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më parë, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i llahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme.

Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t’i ndryshojë përgjithmonë.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi