Nje dite e perkryer per tu dashuruar

Bota shqiptare

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua "metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit.

Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të përgatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë... Kajla s'e lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucët e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s'para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije një vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit.

A do t'ia dalë Kajla ta tregojë veten?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi