Nuk do t’ju le jetime

Dudaj

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€7,00

Përshkrim

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet.
Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, “Nuk do t’ju lë jetimë” na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria.
Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi