Pjereta

Uegen

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€8,00

Përshkrim

Ky roman është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vajtueshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtlig të shoqërisë borgjeze, të cilët, këndej; për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet, kurdisin intriga dhe i japin shkelmin çdo pengese –qoftë kjo pengesë një vajzë e vogël dhe pa mbrojtje, të cilën disa e munduan hapur (si zonjusha Rogon) disa punuan nën dhé kundër saj (si avokati Vine) dhe nuk reshtën gjersa e shpunë atje ku synuan. Në parathënien e "Komedisë njerëzore" Balzaku e ka përmendur Pjeretën në radhë të pare në listën e heronjve të tij pozitive. Romani " Pjereta "zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy héronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të delira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi