Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Rritjes së pushtetit, të lavdisë së tij, i gjegjej në përfytyrimin tim rritja e masës së dënimit, me tëcilën do të doja ta ndëshkoja. Kështu, si fillim, do tëkënaqesha me humbjen e tij në zgjedhje, me ftohjene masave ndaj tij, më pas do të më duhej mbyllja e tijnë burg, pak më vonë syrgjynosja në një ishull të dystëme një palmë të vetme, të ngjashme me një yll të zi nëkrye të një poshtëshënimi, teksa ai përjetësisht zbretdrejt ferrit të vetmisë, të turpit, të dobësisë...Si statistikat, që tregojnë paturpësisht ngjitjene tij, që e pasqyrojnë numrin e pasuesve të vet nëformën e një figurkëze, figurke, figure, që zmadhohetshkallëshkallshëm, urrejtja ime për të, po ashtu si vetëai me duar të kryqëzuara, u shpërfaq kërcënueshëmmes fushës së shpirtit tim, derisa ende nuk e kapushtuar thuajse të tërin, duke më lënë veç një qarktë hollë, të ndritshëm (që të kujton më shumë rrethine çmendurisë, sesa kurorën e një martiri); porse unëparashikoj edhe errësimin e tij të plotë...Unë, “një hije pa kocka” do të jem i gëzuar, nëse frytii pagjumësive të mia të harruara, do të shërbejë për njëkohë të gjatë si një lloj mjeti i fshehtë kundër tiranëvetë ardhshëm, tigroidëve, torturuesve gjysmamendsh tënjeriut.
Nga “Shkatërrimi i Tiranëve”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi