Princesha Bari

Ombra GVG

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€7,00

Përshkrim

..Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li përmes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çoje drejt ferrit; e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat pergjatë djajve dhe shpirtrave të vdekur... Por, çfarëdo që të bësh, qëndro larg rrugëve blu dhe të verdha. Gjithmonë ; ndiq rrugën e bardhë. Kur udhëtimi yt të ketë përfunduar, ti nuk do të jesh më e vogla Bari. Ti do të jesh Bari; një grua e fuqishme. Une do të të ndihmoj.., sa herë ti të kesh nevojë... * * * Pak para se anija të nisej, na nxorën edhe njëherë nga kontenieret, ndërkohë që njerëz të tjerë do të hipnin për të kaluar kufirin. Asnjë nuk mund të ecte. U kthyem sërish në vendin e caktuar dhe u shtrimë sa gjatë e gjerë në dysheme... Gruaja që i kishin përplasur kokën pas murit, pse nuk e kishte thënë numrin në kohën e duhur u nxorr jashte nga kontenieri, nuk mund të qëndronte më në këmbë ; diku në detin e Kinës Jugore, vdiq. Kokëgjarpërinjtë e kapën nga koka dhe nga këmbët dhe e hodhën jashtë. Numri tetë ishte kaq e dobët, sa duhet ta ndihmonte dikush për të kryer nevojat e veta, Unë dhe Xiangu ishim akoma të reja dhe fatmirësisht kishim më shumë force. Njerëzit që hipën në Xiamen; u ulën mes rreshtave të kontenierëve, që ishin pranë tonave... Duhet të ishin rreth shtatë apo tetë femra mes tyre. Kur anija kaloi ekuatorin, ne hymë në nivelin e zjarrtë të ferrit ku etja dhe uria; avash avash i kthyen njerëzit në kafshë.

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi