Princesha me shume lot

Ombra GVG

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Koment nga autorja: Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen."

Çdo ditë të jetës sime, shihem në pasqyrë dhe mendoj për Amalën, për atë vajzë të ëmbël që me siguri do të bëhej një grua e mrekullueshme dhe them me zë të lartë: "Ana Amal Unë jam Amala!".

Ju kërkoj edhe juve të bëni të njëjtën gjë. "Ana AmalUnë jam Amala!". Do ta përmend emrin e Amalës çdo ditë të jetës sime. Ajo do jetojë në mendjen dhe zemrën time derisa unë të jem gjallë. Me krime si këto që kryhen ndaj femrave dhe grave, krime që nuk dënohen në shoqërinë tonë, nuk është çudi që ndonjëherë zhytem në dëshpërim e pikëllohem për fatin e shumë njerëzve të pambrojtur në Arabinë Saudite.

Përpjekjet e mia për të ndihmuar të tjerët mund të jenë ndonjëherë të vogla, jo domethënëse, pavarësisht sesa mund të përpiqem unë. Na nevojitet dëshpërimisht një ndryshim në ligjet, kulturën e traditën tonë, që na lidhin me praktikat mesjetare.

I mirëpresim me dëshirë këto ndryshime, ndonëse mund të rezultojnë shpesh jo efikase dhe të ngadalta, gati-gati të pashpresa. Por unë refuzoj të heq dorë nga lufta për drejtësi dhe barazi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi