Përshkrim
Ky libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit luksoz ku jetonte.