Shpirtra te flakur

Ombra GVG

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€6,00

Përshkrim

“Shpirtra të flakur” e autorit të mirënjohur korean Hwang Sok-Yong është një kritikë ndaj shoqërisë moderne, përdorimit që ajo i bën individit dhe braktisjes së tij si diçka e pavlerë. 
Në qendër të romanit është “Sypordha”, katërmbëdhjetëvjeçari “metropolitan” i cili zhvendoset bashkë me nënën e tij në barakat e varfra të komunitetit të Naxhidos, i quajtur ndryshe Ishulli i Luleve, sepse babain ia kanë internuar në një kamp riedukimi. Personazhet janë të detyruar të sigurojnë jetesën e tyre duke rrëmuar çdo ditë në mbeturinat që hedhin njerëzit. Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo botë, arrijnë të krijojnë një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe integrimin e pashmangshëm të tyre në pjesën tjetër të shoqërisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi