Te pavdekshmit

Botart

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€12,00

Përshkrim

Nëse e dinit datën e vdekjes tuaj, si do ta jetonit jetën tuaj?
Është viti 1969 në Zonën e Ulët Lindore të qytetit të Nju Jorkut dhe janë përhapur fjalë për ardhjen e një gruaje mistike, një shtegëtuese me fuqi të mbinatyrshme, e cila pretendon se është në gjendje t'i tregojë kujtdo ditën se kur do të vdesin. Fëmijët e familjes Gold - katër adoleshentë në pragun të vetëndërgjegjësimit - shkojnë fshehurazi për të dëgjuar fatin e tyre.
Profecitë paraprijnë pesë dekadat e tyre të ardhshme. Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak mbas ngjarjeve të viteve 9/11; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë ku teston kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë.
Duke qenë i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe thellësisë së jashtëzakonshme, libri “Të Pavdekshmit” merr në shqyrtim konturin midis fatit dhe zgjedhjes, realitetit dhe iluzionit, kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ai është një testament thellësisht prekës i fuqisë së tregimit, natyrës së besimit dhe tërheqjes së paepur të lidhjeve familjare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi