Te shesesh shpirtin

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Të lexosh Romano Montronin, që flet për zanatin e librashitësit, është pak a shumë si të lexosh Danten që shpjegon se si shkruhet një poemë me tri kantika, Cellini-n që flet për zanatin e argjendarit, ose për të qenë më modest, Landru-në, që tregon si të vrasësh gruan. Domethënë, bëhet fjalë për të shijuar përvojën e një njeriu që këtë zanat di ta bëjë, madje më mirë nga të gjithë.

Meqenëse Montroni ka përmbledhur jo vetëm përvojat e tij të punës, por edhe mënyrën se si ia ka përcjellë ato të rinjve, që duan t’i afrohen botës së botimit.

Fatmirësisht, libraritë e sotme janë vende ku njerëzit mund të zbulojnë libra që nuk i njihnin, t’i shohin, t’i prekin, por, mbi të gjitha, janë vende ku gjenden punonjës që përmes kompjuterit dinë të të thonë se cili ishte titulli që kishe harruar, nëse libri ka mbaruar vërtet, a nëse ekziston një botim i ri i tij.

Libri “Të shesësh shpirtin: Zanati i Librashitësit mund të kuptohet vetëm si një manual për ata që duan të bëhen librashitës dhe, si i tillë, do të ishte i mjaftueshëm. Por, meqenëse libri trajton një lloj “filozofie” të librarisë, besoj se mund të jetë interesant për këdo që shkon në librari si klient; shërben për të ditur se çfarë mund të presë, e madje se çfarë duhet të pretendojë, si dhe për të kuptuar se çfarë pune e ndërlikuar, çfarë kompetencash kulturore e sa dije diplomatike fshihen pas atij që, në pamje të parë, duket vetëm si një prezantim mallrash.

Pra, duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e bukur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi