Testamenti

Dudaj

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t’u dërgojë një kumt fëmijëve, ish-bashkëshorteve dhe të favorizuarve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish. Në testamentin e tij të ri, Troi Filani përmend vetëm një trashëgimtare, që do të marrë njëmbëdhjetë miliardë dollarët e pasurisë së tij: një grua të mistershme të quajtur Reiçëll Lein, një misionare që jeton në xhunglat e Brazilit. Neit është zgjedhur të gjejë me çdo kusht Reiçëll Leinin. Teksa familjarët e Filanit fluturojnë si grabitqarë mbi qiellin e Uashingtonit, Neiti depërton në xhunglën e Brazilit, në një botë ku paraja nuk ka asnjë kuptim, ku vdekja të merr sapo të bësh të parin gabim dhe ku një grua – e ndjekur si nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë – mban në duar diçka të mistershme…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi