Thjesht nje histori dashurie

Bota shqiptare

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€11,00

Përshkrim

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku, hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s’kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.

Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po... “rozë”: një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse, sipas tij, ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie... Apo ndoshta jo?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi