Çmimi:
Çmimi i zbritjes€6,00

Përshkrim

Një satirë rreth hipokrizisë së shoqërisë nga një shkrimtar dhe gazetar i mirënjohur indonezian, Mochtar Lubis. Të gjithë personazhet kryesorë të romanit duhet të përballen dhe të zbusin “tigrin” brenda vetes. Lubis me mjeshtëri u çjerr maskat personazheve dhe përmes subjektit vëzhgon sesi qeniet njerëzore veprojnë kur janë nën një stres ekstrem. 
Ngjarja zhvillohet në xhungël afër një fshati në Sumatra, ku shtatë burra nga i njëjti fshat kanë shkuar për të mbledhur damar, një lloj rrëshire e veçantë. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, fatkeqësisht, ata sulmohen dhe gjurmohen hap pas hapi nga një tigër i madh dhe i frikshëm ? një tigër i vërtetë, por që mbart karakteristika alegorike. Kur tigri sulmon njërin prej tyre, viktima, të cilin shokët e tij mrekullisht arrijnë t’ia largojnë tigrit nga kthetrat, është i bindur se tigrin e ka dërguar vetë Allahu për t'i ndëshkuar për mëkatet e tyre, dhe këmbëngul që të shtatë burrat duhet të rrëfejnë mëkatet e tyre. Historia tregon se si ata e përballojnë këtë situatë “jetë a vdekje” ? ose, më gjerësisht, se si njerëzit i përballojnë situatat ekstreme në përgjithësi. Drejtuesi de fakto i grupit, Uak Katok, është një person i respektuar në fshat, që supozohet të ketë fuqi magjike. Por në realitet, ai rezulton të jetë krejtësisht i pafuqishëm për të trajtuar situatën, fuqia e tij është e padobishme dhe kështu ai zbulon fytyrën e tij të vërtetë duke zhgënjyer kështu shokët e tij (Lubis posaçërisht e krahason personazhin me Sukarnon). Në fund, Mochtar Lubis mbron me forcë një qasje njerëzore ndaj shoqërisë dhe jetës në përgjithësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi