Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

ISBN: 9789951721400
Viti i publikimit: 2017
Numri i Faqeve: 352
Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana Frankut”. Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Jusafzai refuzoi që ta bënin të heshte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. Atë e qëlluan në kokë, kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por, në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë ajo u bë fituesja më e re në botë Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga “Shtypi i Asociuar” për "detajin që të rrëmben", “Unë jam Malala” do t'i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi