Vajzat e Uellsit

Uegen

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€12,00

Përshkrim

Kolegji Uellsli, në Masaçusets, është një ndër kolegjet femërore amerikane më me emër. Me arkitekturën gotike, harqet dhe kopshtet e tij, kampusi është fort joshës për vajzat e reja të vetëdijshme për inteligjencën e tyre. Madje edhe Rozë Kenedi, matriarka e Amerikës, nëna e J.F.Kenedit, gjakonte të thithte romantizmin dhe patosin që pezullonin në ajër mes atyre mureve.

Në një qoshe të veçuar të kampusit është një shtëpizë e stilit Tudor, një strehë magjepsëse që I përshtatet më së miri ndërtesave gotike përreth. Është vendi ku takohen Shakes, vajzat sa të respektuara aq edhe frikëndjellëse, vajzat e shoqërisë Shekspir. Hera – herës Shakes vënë në skenë vepra të Bardos ku ftojnë drejtoreshën dhe autoritete të tjera të kampusit.

Megjithatë të tilla ftesa thjesht sa rrisin dyshimin e kolegjit ndaj tyre, pasi vajzat që interpretojnë role burrash të mbytur në makthe, tradhti e dyshime, në një formë arkaike të gjuhës angleze, pa dyshim që s'janë një shembull i mirë serioziteti dhe sjelljeje. Shakes pak e vrisnin mendjen se ç'mendonin të tjerët.

Ndodhen në Uellsli që nga themelimi i kolegjit, që më 1877, njëqind e dyzet vjet të kaluara duke kryer ceremonitë e tyre ikonoklastike, duke bashkuar zërat në vargjet e Shekspirit, për të skalitur vlera të reja që i janë përkushtuar artit, poezisë e dijes. Mjaft e ndjeshme, madje e pazonja të lërë pasdore atë që dashuron, e trishtuar që s'mund ta ketë pranë Tedin, mikun e saj të zemrës.

Naomi Finkeshtejn shkel në Kolegjin Uellsli dhe bëhet menjëherë një Shakes, një pjesëtare e elites së Uellslit, e atij grupi të ngushtë prej pesëdhjetë vajzash, aq të lakmuara. Në rrjedhën e fatit dhe të vullnetit, Naomi shpëton nga ujërat e akullta të liqenit Uobën, përfshihet në shoqëri përmes ritualesh të vjetër, bëhet shoqja më e ngushtë e bukuroshes Jun, një Shakes kryelartë dhe lojtare elegante tenisi.

Por, edhe për Naomin nuk do të vonojnë kthesat e papritura e të liga. Një tradhti, pjellë e xhelozisë së pafre vë në diskutim Kodin e Nderit të Kolegjit Uellsli dhe mbulon me turp shoqen e zemrës: bukuroshen, të pacënueshmen Jun, ajkën e studenteve të shkëlqyera...

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi