Vetedija e fjaleve

Santori

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€13,00

Përshkrim

Vetëdija e fjalëve", një përmbledhje esesh sociologjiko-letrare, përkthyer me mjeshtëri nga Prof. as. dr. Nairn Kryeziu, do ta njohë Kanetin edhe si eseist të shquar. Në parathënien e këtij vëllimi, autori thekson se në të janë përmbledhur, sipas rendit kohor, esetë që ai ka shkruar në vitet 1962-1974, me përjashtim të ligjëratës për shkrimtarin e njohur austriak Herman Broh, mbajtur në Vjenë më 1936, me rastin e 50-vjetorit të tij të lindjes. Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për mënyrën si shkruhen ditarët ose për zanafillën e një romani. Por bash kjo vendosje e këtyre figurave pranë njëra-tjetrës kishte rëndësi për mua, sepse ato vetëm në dukje nuk përputhen mes tyre." Vëllimi "Vetëdija e fjalëve" mbyllet me ligjëratën "Misioni i shkrimtarit", e cila përmbledh në vetvete tërë brendinë e tij. Lidhur me këtë, Kaneti vë në dukje: 'Te kjo ligjëratë, mbajtur në Munih të Bavarisë më 1976, jam përpjekur të them diçka rreth kësaj çështjeje. Kur po e shkruaja, më ngjante si diçka e mëvetësishme, por, kur e mbarova, u binda se vendi i saj duhej të ishte në mbyllje të këtij vëllimi, si mishërim i shpresës sime që të tjerët të arrijnë e t'i përmbushin, edhe më mirë se unë, kërkesat e saj

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi