Vetem degjo

Toena

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€12,00

Përshkrim

Anabela Grin është vajza që ka gjithçka.

Të paktën kështu duket ajo në reklamën për qendrën tregtare KOPF: nxënëse e shkëlqyer, nxitëse tifozësh mjaft e njohur, mbretëreshë rrezatuese e mbrëmjes së maturës e rrethuar nga shoqe.

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Pastaj, ajo takon Ouen Armstrongun: i gjallë dhe i dhënë pas muzikës, i vendosur për të thënë gjithnjë të vërtetën, pavarësisht nga pasojat.

A është e mundur që një vajzë, e cila e urren përballjen me njerëzit, të gjejë një mënyrë për t’u lidhur me një djalë, i cili këtë e bën me kënaqësi? Dhe a mundet Anabela të gjejë kurajën për të treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë natën kur miqësia e saj me Sofinë u prish?

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi