Zgjerimi i fushes se luftes

Skanderbeg Books

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€5,00

Përshkrim

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë. I kënaqur me atë çka e rrethon, detyrohet të shoqërohet gjatë një shërbimi pune në provincë, më njëfarë Rafael Tiserand, një djalë tejet i shëmtuar dhe plot komplekse. Prej këtu nis odiseja plot intrigë e ballafaqimit të dy moshave të ndryshme që ata kanë, dhe rrëfyesi ynë, shpeshherë nëpër udhëtime, ndonjëherë pranë automatëve të kafesë, nis e këqyr me vëmendje lëvizjet njerëzore, jetën e përditshme vanitoze, duke e zgjeruar fushën e vëzhgimeve të tij, gjë që ia asgjëson iluzionet kolegut të tij dhe e ndihmon në hartimin e një teorie të plotë mbi liberalizmin ekonomik dhe atë seksual. "Zgjerimi i fushës së luftës", megjithëse qe romani i parë i Michel Houellebecq, në kohën e botimit të tij u radhit ndër librat fenomenalë në Francë dhe e bëri vetë autorin menjëherë zëdhënësin e gjeneratës së tij. I lirë prej peshës së historisë, Houellebecq ka formuar një zë sarkastik dhe të thukët, që e ka mbërthyer paq thelbin e kohës sonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi