Zjarri

Unknown Type

Çmimi:
Çmimi i zbritjes€9,00

Përshkrim

Kolorado, viti 2003: Aleksandra Solarinin e thërrasin për ditëlindjen e së ëmës, në shtëpinë e të parëve të saj, në një vend të thellë e të izoluar në Malin Shkëmbor. Tridhjetë vjet më parë, prindërit e saj, Ket Velisi dhe Aleksandër Solarini, besonin se i kishin shpërndarë gurët e Takëmit të shahut Montglejn në të gjithë botën dhe bashkë me ta, kishin varrosur edhe sekretet e fuqisë që vinte nga zotërimi i atyre gurëve. Rastësisht, ajo zbulon se guri më i fuqishëm ka dalë papritmas në skenë dhe loja është hapur sërish dhe Aleksandra përfshihet në një udhëtim që e shpie nga Koloradoja drejt zonave të largëta ruse dhe, më në fund, në zemër të qytetit të saj të lindjes: Uashington D.C. Shqipëri, Viti 1822: Ali Pasha dërgon të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej - të bijën e tij të re, Haidenë - në një mision të rrezikshëm për të kaluar kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër. Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë Lojës, lidhet me zbulirne që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë: Bagdad.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shikuar së fundmi